Foto: Facebook

Surroi kritikon Thaçin: Ke treguar paaftësi në negociatat me Serbinë dhe BE

Publicisti, Veton Surroi e ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me qasjen e tij drejt Bashkimit Europian.

Surroi duke e shpërndarë dhe komentuar postimin e Thaçit në Twitter, pas takimit që kishte me delegacionin franko-gjerman, tha se ai ka treguar paaftësi në negociatat me Serbinë.

“Arroganca nuk është pjatë për t’u shërbyer miqve ose të ftuarve. Sidomos nga një person që ka qenë i qëndrueshëm në kapjen e shtetit dhe paaftësinë në negociatat me Serbinë dhe BE-së përgjatë dekadës së fundit”, ka reaguar Surroi.

Sot, presidenti Thaci pas takimit me delegacionin franko-gjerman ka deklaruar se pa u larguar vizat për Kosovën, nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë me ndërmjetësim të BE-së.

Thaçi: Pa u hequr vizat nuk ulem në tavolinën e bisedimeve në Bruksel

Ky delegacion sot është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.