Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmoi nipin, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht nipin e tij me ç‘rast i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Komunën e Obiliqit.

Pas sulmit, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës për trajtim mjekësor.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte.