Sulmohet polici nga një qytetar në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së djeshme , një zyrtar i Policisë së Kosovës ka qenë cak i sulmit fizik nga një qytetar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë derisa Policia ishte duke e arrestuar qytetarin.

Policia ka raportuar se i dyshuari burrë me veturën e tij në lëvizje duke mos respektuar urdhrat i ka rrezikuar zyrtarët policor deri sa ishin në një pikë kontrolli të automjeteve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje .