Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmohen dy burra në Rahovec, Policia thotë se ka elemente të mundshme ndëretnike

Tre burra serb kanë sulmuar dy viktima ashkali para tre ditëve në Rahovec.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës është thënë se të dyshuarit, pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohen dje dhe se të njëjtit janë intervistuar nga ana e hetuesve.

PK në raportin 24-orësh ka thënë se sipas intervistave të zhvilluara dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është vlerësuar se motivi i këtij incidenti ka elemente të mundshme ndëretnike.

Tutje është thënë se pas veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti i inciuar si “Sulm” po vazhdon në procedurë të rregullt.