Foto: Getty Images/CNN

Sulmi me thikë në Sidnej, Policia thotë se nuk ka lidhje me terrorizëm

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në qendrën tregtare të Sidnejt, të Australisë, raporton CNN.

Komisionerja e policisë së Uellsit të Ri Jugor, Karen Webb, tha se indikacionet e para sugjerojnë se sulmi nuk lidhet me terrorizëm, por paralajmëroi se hetimi mbetet në vazhdim “për ditët në vazhdim”.

Sipas Webb, policia beson se i dyshuari është një burrë 40-vjeçar, duke mos dhënë detaje të mëtejshme identifikimi.

I dyshuari u qëllua për vdekje në vendin e ngjarjes nga një oficer i vetëm, tha më herët policia.

“Më lejoni t’ju siguroj se ne kemi besim se nuk ka asnjë rrezik të vazhdueshëm dhe kemi të bëjmë me një person që tani ka vdekur” – thotë komisioneri Webb.

Të paktën tetë persona po trajtohen për plagët e tyre në spitalet përreth Sidneit, duke përfshirë një foshnjë nëntë muajshe që u raportua për herë të fundit se ishte në operacion.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj