SHBA, Australia dhe Britania e Madhe i bëjnë publike planet e nëndetëseve bërthamore AUKUS
Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë kanë njoftuar më shumë detaje se si Australia do të blejë nëndetëset bërthamore sipas një pakti të sigurisë për Azi-Paqësorin që u zbulua për herë të parë, 18 muaj më parë.
Sipas marrëveshjes AUKUS, e cila synon ta ruajë një Indo-Paqësor “të lirë dhe të hapur”, Australia do t’i blejë tre nëndetëse bërthamore amerikane.
Australia do të ketë gjithashtu opsionin për t’i blerë dy nëndetëse të tjera bërthamore pas marrëveshjes fillestare, e cila është planifikuar për fillimin e viteve 2030, thanë presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryeministri australian Anthony Albanese në një deklaratë të përbashkët të hënën gjatë një takimi në Kaliforni.
Marrëveshja e lartcekur e sigurisë është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga të tri vendet për t’iu përgjigjur fuqisë ushtarake në rritje të Kinës dhe pranisë gjithnjë e më të sigurt në Paqësorin e Azisë.
Kjo marrëveshje përfshin një angazhim për të bashkëpunuar në ndërtimin e aftësive të inteligjencës artificiale, armëve hipersonike dhe teknologjive të tjera të avancuara.
Në anën tjetër, Pekini ka e akuzuar vazhdimisht treshen AUKUS për adoptimin e një “mentaliteti të Luftës së Ftohtë” që rrezikon një përshkallëzim më të madh në rajon./Al Jazeera
Përgatiti: Nuhi Shala