Ilustrim - Aeroplan i llojit, 737 Max, i kompanisë Boeing.

Australia shfuqizon skemën e “vizave të arta” për të pasurit

Australia e ka shfuqizuar skemën e të ashtuquajturave “viza të arta”, të cilat u kanë mundësuar investitorëve të pasur që të jetojnë në këtë vend.

Ndonëse synim kishte tërheqjen e investimeve të huaja, zyrtarët qeveritarë kanë gjetur së fundi se skema ka prodhuar “rezultate të dobëta ekonomike”.

Kritikët kanë argumentuar për kohë të gjatë se skema është shfrytëzuar prej “zyrtarëve të korruptuar” për të ruajtur mjetet e fituara në mënyrë ilegale.

Kjo skemë tani do të zëvendësohet me një program të vizave për punëtorë të kualifikuar.

Mijëra viza janë dhënë në kuadër të programit për të pasurit, qysh prej vitit 2012, dhe pothuajse 85 për qind e aplikimeve të suksesshme kanë qenë prej Kinës, sipas të dhënave qeveritare.

Skema ka paraparë që kandidatët që kanë fituar këtë vizë, është dashur të investojnë në Australi 3.3 milionë dollarë amerikanë.

Edhe Mbretëria e Bashkuar ka vepruar njëjtë më 2022, duke u dhënë fund skemave që u mundësojnë të pasurve lehtësim të procedurave për qëndrim, pas shqetësimeve për qarkullim të parave të pista ruse në territorin e saj./REL