Ilustrim

Sulm seksual në Podujevë, policia arreston një person 

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit seksual. 

I njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një grua. 

Rasti është raportuar në orët e mesditës të datës 08.03.2024. 

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit për ngjarjen. 

I dyshuari është intervistuar nga policia ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.