Suharekë, një person bie nga një lartësi derisa ishte duke punuar

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi derisa ishte duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi dhe është lënduar në kokë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe i njejti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Suharekë.