Foto: KALLXO.com

Spille, shpëtohen nga mbytja në det nënë e bir

Dy persona, nënë e bir, janë shpëtuar sot nga mbytja në det, në zonën e Spillesë, në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, nënë e bir kanë qenë duke u mbytur në det kur janë pikasur nga vrojtuesi i plazhit Idajet Roçi.

Ai ka ndërhyrë menjëherë për t’i shpëtuar, duke i nxjerrë në breg më parë nënën e më pas të birin.

Federata tregon se vrojtuesi i plazhit ka rrezikuar jetën e tij në këtë mision.

Sipas Federatës, sot në plazhin e Spillesë deti ka qenë i trazuar dhe sipas tyre vrojtuesi  gjatë kohës së ndërhyrjes ka pirë shumë ujë dhe ka shfaqur edhe probleme shëndetësore, për çka është dërguar në spital.