Forca e Sigurisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Ushtarët e Kosovës shpëtojnë një fëmijë 2-vjeç nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpëtuar një fëmijë 2-vjeç nga rrënojat e tërmetit në zonën Hatay në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi.

Sipas tij, tani ekipi po punon për të shpëtuar edhe nënën e fëmijës që është identifikuar e gjallë.

“FSK ka nxjerrë nga rrënojat një fëmijë 2-vjeç në zonën Hatay të Turqisë, në kufi më Sirinë. Nuk kam njohuri për gjinië e fëmijës, ekipi po punon që të shpëtojë edhe nënën që është ende gjallë. Ekipi i FSK-së po vepron në provincën më jugore Hatay, si më e goditura nga tërmeti”- tha Isufi.

Ekipi i FSK-së në Turqi përbëhet nga specialistët të kërkim- shpëtimit urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.