Pamje nga Promovimi i librit ‘Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen’. Foto: KALLXO.com.

Spahiu promovon librin për Kosovën e Shqipërinë

Interesim i madh është treguar sot nga publiku për të përcjellë promovimin e librit “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra-tjetrës” të Nehxmedin Spahiut.

Me maska, e pa maska, e pa mundësi për të mbajtur distancën, publiku mbushi sallën e Instituti Albanologjik të Prishtinës, ku u mbajt promovimi. E më me shumë interes u ndoqën vlerësimet që studiuesit dhanë për librin e Spahiut.

“Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra-tjetrës” i Spahiut sjellë një analizë të ftohtë, jo emotive dhe të shkëlqyeshme për raportet mes dy shteteve, thanë gjatë këtij promovimit studiuesit. Njëkohësisht, sipas tyre Spahiu është ndër të parët, i cili ka folur dhe ka argumentuar ngritjen e kombit kosovar.

Publicisti Halil Matoshi ka thënë gjatë fjalës së tij se Spahiu është nga studiuesit e parë identitar kosovar që zbërthyeu dhe theu mitin e krijuar për kombin, siç u shpreh ai nga definicioni i Stalinit dhe sociologjisë së regjimit enverist.

“Në këtë libër Spahiu argumenton pse Kosova si njësi e rritur në komb është në kërkim të riseminimit identitar, që dëshmon për një rrugë të pa kthyeshme të modelit austriak. Në anë tjetër Shqipëria politike është në kërkim të shtrimjes permanent të ndikimit kulturor e me pak politik si piemont i shqiptarizmës, e që dëshmon për vetë numrim dhe kapje mbas politikave ballkanike gjithnjë të ideuara nga nacionalizimi hegjemonist serbian”,  ka pohuar publicisti Spahiu.

Sipas tij, Shqipëria duke pretenduar se është pronari i vetëm i nacionalizimit shqiptar e pengon afirmimin e kombit kosovar.

Kurse, studiuesi Gurakuq Kuçi ka thënë se kosovarët duhet ta duan shtetin dhe kombin e tyre, që mos t ‘i ndodhur sikurse i ndodhi Afganistanit, pas largimit të forcave e amerikane. Ai ka thënë se Kosova nuk mbrohet nëse nuk e mbrojmë kosovarët.

A ka kujtuar edhe fyerjet dhe kritika që kishte marrë Ibrahim Rugova pasi kish propozuar simbolet shteterore dhe fyerjet ndaj simbolet aktuale pas shpalljes së pavarësisë.

“Ajo çka proklamon Spahiu në librin e tij është se ne kur e pranojmë vetveten gjejmë gjuhën e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe fqinjtë. Ai na transmeton se ne nuk duhet të vijmë në një pikë ku mund ta dëgjonim një fjalim nga Baiden siç bërë për tërheqjen nga Afganistani”, ka thënë ai.

Ndërsa, autori i librit, Nexhmedin Spahiu ka thënë se libri përfshinë një punim të pandryshuar të tij të punuar me porosi nga Ministrina e Punëve të Jashtme të Hungarisë, konkretisht për revistën shkencore të Institutit të kësaj ministrie.

Ai ka thënë se fryma patriotik për kombin kosovar duhet të ngulitet dhe të filet në institucionet publike.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria do të ketë bashkëpunim konstruktiv vetëm duke ruajtur secila vulën e vet identitare.

“Duke e realizuar identitetin e vet kombëtar Kosovë mund të brehet një fakto paqje dhe stabiliteti në Ballkan. Sidomos duke  ngulitur dhe forcuar patriotizmin për identitetin e vet, kudo veçmas në shkolla”, ka thënë ndër të tjerash Spahiu.

Për fund ai pati një porosi që dy shtetet shqiptare.

“Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të mos ta gënjejnë njëra-tjetrën, siç kanë bërë deri më sot, por të tregohen konstruktive dhe bashkëpunuese mes veti”, ka thënë Spahiu.

 

Pamje nga Promovimi i librit ‘Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga Promovimi i librit ‘Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga Promovimi i librit ‘Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen’. Foto: KALLXO.com.