Sot varrosen viktimat nga përleshja në Matin 1

Dy burrave që vdiqën të enjten nga një përleshje e armatosur , do t’u ipet lamtumira e fundit sot.

KALLXO.com mëson se varrimet do të bëhen në orën 12 dhe respektivisht në orën 13.

Kryeqyteti u trondit të enjten nga një përleshje e armatosur që rezultoi me dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Prokuroria e Prishtinës e ka konfirmuar për KALLXO.com se sipas informacioneve të para, të shtënat me armë zjarri që ndodhën ditën në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë ndodhi për shkak të problemeve pronësore.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri e konfirmoi për KALLXO.com se janë arrestuar tre persona lidhur me rastin tragjik që ndodhi dje në lagjen “Mati 1”.

VIDEO +18: Momenti i plagosjes në ‘Mati 1’