Në ceremoninë e varrimit të Albright, ish-presidenti Clinton përmend vizitën me të në Kosovë

Gjatë ceremonisë mortore të mbajtur në Katedralen Kombëtare në Washington, hapësirë iu dha jetës dhe veprimtarisë së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars.

Në ceremoni u përmend fakti që ajo ishte refugjate dhe që të afërm të saj ishin viktima të kampeve të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sa i përket karrierës së saj, u përmed që ishte gruaja e parë Sekretare e Shtetit dhe avokimi që bëri Albright për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke shfaqur edhe pjesë të fjalimit të saj gjatë vizitës në Kosovë.

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton përmes një bisede telefonike tha se kujton vizitën që patën së bashku para dy viteve në Kosovë dhe mënyra si ishin pritur nga populli.

“Kujtoj udhëtimin e para dy viteve në Kosovë, 20 vite pas fitores së tyre dhe tonës, që i dha fund pastrimit etnik në atë vend, ne ecëm nëpër një paradë me zyrtarë të Kosovës. Ata dedikuan edhe një bust për të si vleresim i punës se saj”, tha Clinton.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar në ShBA me ftesë të familjes Albright, ku edhe do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Bota nderon sekretaren Madeleine Albright