VIDEO +18: Momenti i plagosjes në ‘Mati 1’

Një person ka vdekur e 3 të tjerë janë plagosur në përleshjen me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e njërit prej 4 të plagosurve e ka konfirmuar QKUK.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga momenti i përleshjes së armatosur.

Këto janë pamjet e siguruara nga KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, ku shihen personat e dyshuar duke u gjuajtur me armë zjarri.

Pamjet nuk preferohen për persona të ndjeshëm dhe të mitur.