Foto: ZKM

Sot mblidhet qeveria Hoti

Kabineti qeveritar i kryeministrit Avdullah Hoti pritet të mbajë sot mbledhjen e parë të rregullte.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e kryeministrit, mbledhja e sotme pritet të mbahet në ora 12:00.

Dje, disa nga ministrat e qeverisë Hoti kanë marrë edhe zyrtarisht detyrat.

Qeveria Hoti u votua me 3 qershor, me 61 vota të  deputetëve ndërsa 24 ishin kundër kurse 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.