Sot, ditë zie në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka shpallur ditën e sotme, e diel, ditë zie, në nderim të 3 viktimave të fundit të pandemisë COVID-19.

3 persona kanë vdekur të shtunën nga sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri.

Kryetari i Gjilanit ka njoftuar se me 3 të vdekurit gjatë ditës së djeshme, numri i viktimave nga COVID-19 në komunën e Gjilanit shkon në 8.

“Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shtuar Lutfi Haziri në një postim në Facebook.