Sonte në "Jeta në Kosovë": Luftimi i COVID-19 në botë dhe inovacioni në Kosovë

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të diskutohet për luftimin e pandemisë së coronavirusit në botë si dhe biseda me vullnetarë, artistë e inovatorë në vend.

Në pjesën e parë do të debatohet me shqiptarët që po punojnë në luftimin e pandemisë në Amerikë, Itali, Angli e Singapor.

Çka kallxon epidemiologu shqiptar në Amerikë që i ka trajtu rreth 500 pacientë të sëmurë nga pandemia në lagjet ma të prekura të Nju Jorkut?

Çka thotë shqiptari tjetër, doktor i kimisë që po punon në firmë farmaceutike në Angli në zhvillimin e barnave të reja, se sa ka me ju dasht këtyre shkenctarëve me zhvillu vakcinën kundër Covid19?

Çka thotë inovatori shqiptar që jeton në Singapor se pse Singapori e ka kaluar shumë më lehtë gjithë krizën e pandemisë?

Çfarë mësime mund të merr Kosova nga përvojat e këtyre 4 shteteve, ku pandemia është në fazë në të cilat Kosova mund të vijë.

Për këtë do të flasin: Skender Murtezani, epidiemolog në SHBA, Hektor Grazhdani, mjek në Itali, Epi Ludvik, inovator në Singapor, Ernesë Xhafa, onkologe në Angli, Kreshnik Hoxha, shkencëtar farmaceutik në Angli dhe Blerta Begisholli, hulumtuese në Itali.

Kurse, në pjesën e dytë të emisionit do të zhvillohet bisedë me vullnetarët, inovatorët dhe artistët që po mundohen t’i ndihmojnë vendit në luftimin e pandemisë së COVID-19.

Në këtë pjesë të ftuar janë: Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës në detyrë, Shaban Buza, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike UP, Rrona Cena, inovator nga Formon, që është duke prodhuar ventilatorë që do të përdoren nga QKUK dhe Jehona Krasniqi, mjeke vullnetare në Klinikën Infektive dhe Marko Rakiq nga Qendra Inovative e Mitrovicës.

Të lidhur me platformën Zoom në këtë pjesë të emisionit janë: Agon Avdimetaj, Vianova Health Inc, Nora Weller, fushata “Një Kafe si Flutur”, Petar Gjorgjeviq, Të Rinjët Aktivë të Graçanicës, Medina Pasoma, aktiviste “Paqja Studentore”, Besart Osmani, American Corner Prizren,  Burhan Gashi, vullnetar nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, Erson Zymberi, Teatri i Gjilanit, Arta Agani, Galeria e Arteve të Kosovës, Ardian Morina, Teatri Kombëtar , Dardan Noka, Filharmonia e Kosovës  dhe Doresa Rexha nga kompania Gjirafa.

Për këto dhe më shumë të tjera ndiqeni sonte emisionin “Jeta në Kosovë”, i cili transmetohet cdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com dhe Gjirafa Video. Si dhe repriza shfaqet të premten në mesditë.