"Jeta në Kosovë": intervistë me Daniel Serwer

Të enjten nga ora 21:00 në RTK, emisioni “Jeta në Kosovë” transmetoi intervistën me  Daniel Serwer, ish- këshilltar i Hashim Thaçit dhe udhëheqësi i programit për menaxhimin e konflikteve në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”.

Në këtë intervistë ai tregon pse Kosova duhet të presë deri në nëntor para se të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje me Serbinë.

Serwer mes tjerash flet edhe se si po lobohet pranë administratës amerikane nga lobi i Serbisë.

Gjithashtu, Rexhep Selimi, udhëheqës i grupit parlamentar të LVV –së flet për letrën që Isa Mustafa ia dërgoi Albin Kurtit para se të shkarkohet  ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në pjesën e dytë të emisionit lidhur me pandeminë e virusit COVID-19, flet Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu do të mund të ndiqni rrëfimet e Dardane Xhemajlit dhe Adnan Çoçajt, dy mjekë nga Vitia që janë në karantinë qe një javë dhe muzikanti Robert Berisha që është në karantinë në Prishtinë.

 

 

(Ky artikull është edituar te koha e fillimit të emisionit)