Ilustrim

Në Aeroportin e Prishtinës arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture, rast që ishte lajmëruar në Interpol

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me inicialet L. Xh., i dyshuar për vjedhjen e një veture të paraqitur në Interpol.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për veprën penale- vjedhje.

“Hetimi është iniciuar më 10.12.2022, pikërisht pas sekuestrimit të veturës VW Taigo, me targë të huaj e cila ishte paraqitur si e vjedhur në Interpol. Ndërmarrja e   veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialist për hetimin e auto krimeve, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit; L. Xh. 30 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast_”-thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pasi u arrestua, sipas Policisë,  është proceduar në fazat e mëtejme të procesit hetimor.