
Ilustrim
Një person i vdekur dhe një i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Podujevë
11.9.2023 - 14:15
Një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, thuhet në përgjigje.
Ndërsa thuhet se policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.