Zjarrfikës - Foto: REL

Skenderaj, zjarri ia djeg stallën

Policia ka njoftuar se një qytetar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e shtazëve.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 6:15 në Skenderaj, duke shtuar se njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e  ngjarjes.

Tutje Policia sqaron se përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë të madhe nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.