Skenderaj, vdes pasi bie në bunar

Një person ka vdekur pasi ka rënë në një bunar. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt dje rreth orës dy e gjysmë pasdite

Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitet përkatëse  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion. Rasti duke u hetuar.

Sipas njoftimit,viktima ka qenë person me nevoja të veçanta ndërsa vdekja po cilësohet e dyshimtë.