Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vdes një grua në Vushtrri, dyshohet se ra në pus

Një grua është gjetur e vdekur në qytetin e Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i viktimës është nxjerrë nga pusi nga zjarrfikësit, emergjenca dhe Policia.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.