Foto: Policia e Kosovës

Skenderaj, konfiskohet një armë zjarri

Në Skenderaj Policia ka konfiskuar një armë zjarri me tetë fishekë, për të cilat personi i dyshuar nuk posedonte leje.

Sipas njoftimit të Policisë, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F.B., 58-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu është thënë se pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka thënë se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale – armëmbajtje pa leje.