(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Situatë e qetë në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut situata aktualisht është e qetë.

Forcat e Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Ndërsa, mbi urën e Ibrit vazhdojnë të qëndrojnë njësi të Policisë së Kosovës dhe forcave të Karabinierëve, të cilët janë pjesë e KFOR-it.

Sot pasdite janë dëgjuar alarmet, të cilat zakonisht lëshohen nga persona ende të panjohur, por që u bëjnë thirrje banorëve serbë për t’u mbledhur në rastet kur vërehet shtim i forcave të Policisë së Kosovës.

Alarmet sot janë dëgjuar edhe në qytetet e tjera në veri të Kosovës.

Pas këtyre alarmeve ka pasur grumbullim të qytetarëve serbë dhe bllokim të rrugëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve ka mbyllur për qarkullim pikën kufitare në Jarinjë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pika të tjera kufitare për të hyrë në Kosovë ose për të dalë nga Kosova.

Bllokimi i rrugëve ka ardhur pas njoftimit se nga Policia e Kosovës është arrestuar ish-polici Dejan Pantiq.

Sipas Policisë, Pantiq po dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimit me partitë politike ka vendosur të shtyjë për më 23 prill 2023 zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë dhe kuvendet komunale të 4 komunave të veriut.

Vendimin e kanë përshëndetur vendet e QUINT-it.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com