Singapor: Autoritetet do ta ekzekutojnë një grua nën akuzën e drogës për herë të parë në 20 vjet

Autoritetet e Singaporit kanë planifikuar ta ekzekutojnë një grua për herë të parë në pothuajse 20 vjet, thonë avokatët e të drejtave të njeriut.

Shtetasja e Singaporit, Saridewi Djamani, 45 vjeçare, u shpall fajtore për trafikimin e 30 gr (1.06 oz) heroinë në vitin 2018.

Ajo do të jetë e dënuara e dytë për drogë që do të ekzekutohet në tri ditë, pas shokut të tij nga Singapori Mohd Aziz bin Hussain, dhe e 15-ta që nga marsi i vitit 2022.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për ta mbrojtur shoqërinë.

Azizi u dënua për trafikim të 50 g heroinë. Sipas ligjit të Singaporit, dënimi me vdekje mund të zbatohet për trafikimin e më shumë se 15 g heroinë dhe më shumë se 500 g kanabis.

Byroja Qendrore e Narkotikëve të Singaporit (CNB) tha se Azizit iu akordua “procesi i plotë i rregullt” dhe se ankesa e tij kundër dënimit të tij është hedhur poshtë në vitin 2018.

Në prill, një tjetër Singaporean, Tangaraju Suppiah, u ekzekutua për trafikimin e 1 kg (35 oz) kanabis që nuk e preku asnjëherë. Autoritetet thonë se ai e ka koordinuar shitjen përmes telefonit celular.

Miliarderi britanik Sir Richard Branson e ka kritikuar sërish Singaporin për ekzekutimet e tij, duke thënë se dënimi me vdekje nuk është një pengesë kundër krimit.

“Trafikantët e drogës në shkallë të vogël kanë nevojë për ndihmë, pasi shumica janë ngacmuar për shkak të rrethanave të tyre”, deklaroi Branson në Tëitter, duke shtuar se nuk është tepër vonë për ta ndaluar ekzekutimin e Sarideëi Djamanit.

Ajo është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor, sipas Transformative Justice Collective, një grup i të drejtave të njeriut me seli në Singapor. Ajo do të jetë gruaja e parë e ekzekutuar nga qyteti-shtet që nga parukierja Yen May ëoen në vitin 2004, tha grupit të lartëcekur. Jen u dënua gjithashtu për trafik droge.

Mediat lokale kanë raportuar se Sarideëi dëshmoi gjatë gjykimit të saj se ajo po grumbullonte heroinë për përdorim personal gjatë muajit të agjërimit islamik.

Ndërsa ajo nuk e mohoi shitjen e drogave të tilla si heroina dhe metamfetamina nga banesa e saj, ajo e minimizoi shkallën e atyre aktiviteteve, vuri në dukje gjykatësi See Kee Oon.

Autoritetet argumentojnë se ligjet e rrepta të drogës ndihmojnë në mbajtjen e Singaporit si një nga vendet më të sigurta në botë dhe se dënimi me vdekje për veprat penale të drogës gëzon mbështetje të gjerë publike.

Por avokatët kundër dënimit me vdekje e hedhin poshtë këtë.

“Nuk ka asnjë provë që dënimi me vdekje ka një efekt unik parandalues ose se ka ndonjë ndikim në përdorimin dhe disponueshmërinë e drogës”, thotë Chiara Sangiorgio e Amnesty International në një deklaratë.

“Mesazhi i vetëm që dërgojnë këto ekzekutime është se qeveria e Singaporit është e gatshme t’i kundërshtojë edhe një herë masat mbrojtëse ndërkombëtare për përdorimin e dënimit me vdekje”, tha ajo.

Amnesty International vuri në dukje se krahas Kinës, Iranit dhe Arabisë Saudite, Singapori është një nga vetëm katër vendet që kanë kryer së fundmi ekzekutime të lidhura me drogën./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala