Sindikata paralajmëron protestë nëse punëtorët teknikë nuk përfshihen në ‘Pakon Emergjente’

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar protestë dhe ndërprerje të punës në qendrat e mjekësisë familjare dhe në spitale nëse në pakon emergjente nuk do të përfshihen edhe punëtoret teknikë nga sektori privat.

“Javën tjetër do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës dhe jam i bindur që të ndërpritet puna, sidomos në qendrat e mjekësisë familjare, ku janë të përfshirë punëtorët teknikë”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Tutje Azemi ka kërkuar që të rishikohet buxheti dhe të mos largohen nga puna puntorët në sektorin privat.

“Ne kërkojmë që të gjithë punëtorët teknikë të cilët kanë të bëjnë direkt me spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare patjetër duhet të hyjnë në pjesën e pagës për 300 euro”, ka thënë ai.

Gjithashtu ka bërë të ditur se nga muaji janar në sektorin privat kanë vdekur 8 punëtorë në vendin e punës.