Shtiu me armë zjarri në drejtim të një personi në Podujevë dhe arratiset

Një burrë në Podujevë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një person tjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si prova materiale.

Policia thotë se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e personit të dyshuar por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Rasti është duke u hetuar.