ShSKUK: Shtatë pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në këtë institucion shëndetësor momentalisht janë duke u trajtuar 14 pacientë, në mesin e të cilëve 11 janë pozitivë me COVID 19, kurse tre të tjerë të negativizuar (post-COVID).

Sipas njoftimit, shtatë pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa është bërë e ditur se dy pacientë janë të shtrirë në mjekim intensiv.

Raporti ka bërë të ditur edhe të dhëna lidhur me numrin e pacientëve sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, ku është treguar se në Klinikën Infektive janë të shtirë gjashtë pacientë, në mjekim intensiv, në Klinikë Infektive janë dy pacientë, dhe se po ashtu dy pacientë janë edhe në Klinikën e Pediatrisë.

Kurse, sipas spitaleve, është njoftuar se në Spitalin e Pejës po trajtohen tre pacientë, ndërsa në Spitalin e  Prizrenit një pacient.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjten ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID- 19 është 644.

Gjatë ditës së djeshme prej 1,126 testimeve, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.