Foto: Gent Cakaj/Facebook

Shqipëria ndanë fonde për ndërtimin e shkollave dhe ndihmon arsimin në Luginën e Preshevës

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka njoftuar së është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për disa institucione arsimore e kulturore në Luginën e Preshevës.

Përmes një postimi në facebook, Cakaj ka njoftuar se biblioteka në Preshevë, Bujanoc si dhe shkolla shqipe në Medvegjë do të furnizohen më libra shqip.

“Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në bibliotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë”, ka shkruar Cakaj.