Foto: Edi Rama, Facebook

Shqipëria lëshon në hapësirë dy satelitët e parë në dhjetor të këtij viti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se janë gati për tu lëshuar në hapësirë në javën e parë të dhjetorit, dy satelitët e Shqipërisë ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.

Sipas Ramës, satelitët do të lëshohen nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA dhe Shqipëria do të ketë përdorim eksluziv të tyre.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë” – ka shkruar Rama në Facebook.

Foto: Edi Rama, Facebook