Shqipëri, 4 shtetas të Çekisë ndalohen në ambientet e Uzinës Ushtarake në Poliçan

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se sot në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake në Poliçan janë konstatuar shtetaset P.B., 38-vjeçe dhe M.M.(G), 34-vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH.M., 51-vjeç, dhe R.B., 42-vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çekë janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.