Ilustrim

Shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren - Policia jep detaje për rastin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të gjuajtjes së një mjeti shpërthyes në Prizren.

Raporti 24 orësh i Policisë thotë se ndodhi shkaktim i rrezikut të përgjithshëm pas një mosmarrëveshjeje dhe konfliktit fizik.

Si pasojë e shpërthimit u lënduan dhjetë persona në tregun e kafshëve në Prizren.

Të lënduarit pranuar tretman mjekësor.

Një i dyshuar u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren, ku u lënduan 10 persona