Shoqata e Naftëtarëve: Latif Kryeziu ishte biznesmen human e shembullor

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e biznesmenit kosovar Latif Kryeziu.

Kjo shoqatë ka theksuar se Latifi ishte koleg shembullor, familjar i përkushtuar, dhe biznesmen human.

“Shoqata e naftëtarëve të Kosovës në emër të të gjithë anëtarëve të saj shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë familjarëve dhe kolegëve e miqve që patën fatin ta njohin atë, e ta kujtojnë ashtu si ishte një koleg shembullorëfamiljar i përkushtuar, e biznesmen human e shembullor. Në këto raste të ndarjeve të parakohshme familja dhe miqtë të gjejnë forcën për të përballuar dhembjen. Përherë do të jetë në kujtimet tona!”, thuhet në njoftimin e Fadil Berjanit, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Vdes Latif Kryeziu, drejtor i ‘SHELL Kosova’