Vazhdon rritja e çmimit të karburanteve në Kosovë, sot më shtrenjtë se dje

Rritja e çmimi të naftës ka shënuar rekord në ditët e fundit në vend.

Përderisa, më 3 mars 2022 në pikat e karburanteve çmimi i naftës ka qenë më së shumti 1.49 euro, nga ajo ditë e deri më sot çmimi është rritur për 10 centë.

Karburantet në Kosovë janë shtrenjtuar edhe në raport me ditën e djeshme

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme raportoi se çmimet e naftës kanë lëvizur nga 1.54 deri më 1.58 euro, ndërsa sot çmimi është ngritur në 1.57 deri në 1.59 euro.

Këto janë dallimet e çmimeve nga dita e djeshme me sot në disa prej kompanive që shesin karburante në vend:

IP-KOS, dallimi i çmimit, 5 dhe 6 mars
HIB Petrol, dallimi i çmimit, 5 dhe 6 mars
ExFis, dallimi i çmimit, 5 dhe 6 mars
Shell, dallimi i çmimit, 5 dhe 6 mars

Shoqata e Naftëtarëve kishte paralajmëruar se çmimi i naftës mund të shkojë deri në 1.60 euro.

Kështu kishte thënë për KALLXO.com, Fadil Berjani, kryetari i kësaj shoqate.

Sipas tij, lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë ka ndikuar në rritjen e çmimit të derivateve në botë, e kjo ka prekur edhe Kosovën.

Berjani kishte thënë se vetëm më 24 shkurt ka pasur rritje 60 dollarë për ton, duke shtuar se litri mund të arrijë deri në 1 euro e 60 centë.

“Sipas situatës dhe trendit në tërë botën çmimi më i lartë mundet me shku deri në 1 euro e 60 centë”, kishte theksuar ai.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës para disa ditësh mori vendim që të mos lejojë më shumë se 6% fitim për shitësit me pakicë dhe 4% për shitësit me shumicë.

Ky vendim thuhej se ishte marr me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të ç’rregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës.

Mirëpo, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga Shoqata e Naftëtarëve.
Berjani gjatë një konference për media kishte thënë se për këtë vendim nuk është informuar dhe nuk ka pasur takime lidhur me këtë çështje.

“Sa i përket këtij vendimi të qeverisë unë si kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve nuk jam informuar dhe nuk kam pas takim lidhur me këtë pa marr parasysh që kemi pas takime me ministren e Tregtisë, po lidhur me këtë vendim unë kam dëgjuar mbrëmë nga kolegët e mi të cilët kanë thënë se është një vendim i cili i dëmton bizneset tona”, pati thënë ai.

Berjani kishte treguar se e kundërshtojnë këtë vendim, pasi sipas tij pikat e karburantit nuk mund të mbijetojnë.

“Unë po çuditem se si është e mundur që kryeministri të bindet që me 6 për qind të mundet një pikë karburanti të mbijetoj. Importi është me 4 për qind, unë si kryetar i shoqatës e kundërshtoj këtë vendim, ky vendim është shqetësues, i dëmton bizneset dhe i falimenton”, pati theksuar ai.

Rritja e çmimit të karburanteve, çfarë thonë qytetarët?