Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Shkroi në Facebook se ‘Parlamenti duhet të digjet', arrestohet pejani

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar nga Peja, nën dyshimet për veprën penale “Thirrje për Rezistencë“ .

I njëjti është arrestuar pasi që në rrjetin social Facebook ka postuar një foto me shkrimin “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.