Nobelisti i letërisë, Orhan Pamuk, Foto: Murad Sezer/Reuters

Shkrimtari nobelist, Orhan Pamuk, së shpejti në Prishtinë

Shkrimtari turk, fitues i çmimit Nobel, Orhan Pamuk, do të jetë në Kosovë nga 24 deri më 26 maj.

Kështu ka njoftuar sot ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë” – ka shkruar Çeku.

Për krejt këto ai do të flasë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Romanet e Pamukut janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe janë shitur me miliona kopje.

70-vjeçari ka fituar çmimin Nobel për letërsi në vitin 2006.

“Xhevdet Beu dhe të Bijtë”, “Shtëpia e Heshtjes”, “Bora”, “Muzeu i Pafajësisë”, “Netët e Murtajës”, “Stambolli – Kujtime dhe qyteti” janë disa prej romaneve të tij.