Shkon në 5 numri i të infektuarve, konfirmohen edhe dy raste me coronavirus

Edhe dy raste të reja janë konformuar me coronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shendetësisë përmes një komunikate.

Njëri i prekur është nga Stublla, i cili ka lidhje me dy rastet e mëparshme dhe njëra e prekur është nga komuna e Malishevës

“Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar  edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë)  i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës”, thuhet në komunikatë.