Shkelet vendimi i Qeverisë, me dhjetëra udhëtarë më shumë në autobus

Disa fotografi të dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, shihet se në autobusin e linjës Gjilan-Prishtinë ka më shumë njerëz se sa lejohet nga vendimi i Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Siç shihet në video, ka qytetarë që qëndrojnë në këmbë dhe pavarësisht bartjes së maskave, ata e tejkalojnë kapacitetin e ulëseve në autobus.

Sipas vendimit të Qeverisë operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.

“Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedojnë ulëse”, thuhet në vendimin e Qeverisë.