Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Shkarkohet Bordi i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”

Ekzekutivi kosovar në detyrë ka marr vendim për shkarkimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”.

Kështu ka njoftuar në një komunikatë për media qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Bordi i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc” kishte gjashtë anëtar, Bashkim Shabani, kryesues bordi, Liridon Zogjani, anëtar bordi, Halil Gashi, anëtar bordi, Avdullah Isufi, anëtar bordi, Sahit Svirca, anëtar bordi, Muharrem Xhemajli, anëtar bordi.

KALLXO.com ka raportuar edhe në të kaluar për bordin e kësaj ndërmarrje publike.

Në qershor të vitit të kaluar, qeveria të cilës i printe Ramush Haradinaj, disa prej të cilëve kishin afërsi me parti politike.

Qeveria në detyrë të cilës i prinë Albin Kurti, emëroi sot katër anëtar të “Ibër Lepenc”, Ajshe Zeneli- Bytyqi, kryesuese dhe drejtore, Alban Fetahu, drejtor, Bekim Selimi, drejtor dhe Nazmi Pllana, drejtor.

Një historik të ish-bordit të “Ibër Lepencit” mund ta lexoni më poshtë.

Emërimi i kundërligjshëm në Bordin e kompanisë për menaxhimin e deponive