Shërbimi Korrektues lehtëson masat

Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve sot informoi se ka marrë vendim që nga data 21 qershori të lehtësojë disa masa.

ShKK informoi se masat që do të lehtësohen janë si në vijim:

Numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave;

Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të Covid 19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore;

Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas Udhëzimit Administrativ MD-NR 02/2019;

Sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja./21Media