Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shehu: Do t’u paguajmë qiranë e banesës mjekëve për të qëndruar në Junik 

Kandidati për Junikun, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Ruzhdi Shehu, i ftuar në #DebatPernime ka treguar se cilat janë planet e tij për shëndetësinë në Junik.

Shehu ka thënë se do t’i subvencionojnë mjekët që të punojnë në Junik.

“Së pari ne kemi parapa që t’i subvencionojmë studentët e profileve deficitare me bursa. Shkenca natyrore e mjekësi sepse ka nevojë Juniku. Në shëndetësi do të gjejmë modalitete për shërbimet 24 orëshe. Mjekët do t’i subvencionojmë qoftë për udhëtim e qoftë me banesa, subvencione të qirasë”, ka thënë Shehu.

Në emisionin #DebatPernime po diskutohet për balotazhin e 14 nëntorit në komunën e Junikut.

Në debat pjesëmarrës është vetëm kandidati Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

I ftuar në debat ka qenë edhe kundërkandidati i tij, Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por i njëjti nuk ka pranuar të jetë pjesë e debatit me arsyetimin se ditët e fundit është përballur me fushatë sulmuese nga portalet përmes shkrimeve të tyre.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i AAK-së ka marrë 45.19 për qind të votave, kurse Ruzhdi Shehu nga LDK-ja, ka siguruar 42.01 për qind të votave.

Debati po transmetohet nga orën 21:40 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.