Foto: KALLXO.com

Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova duhet të bëjë përpjekje për të ardhur deri të konfiskimi i aseteve

Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur tryezë diskutimi rreth Raportit të Progresit për Kosovën, organizuar nga Instituti EPIK dhe Komisioni për Integrim Evropian, si projeksion me titullin “Raporti i BE-së për Kosovën”.

Në këtë ngjarje, Jan-Axel Voss, i ngarkuar me punë në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë tha se Kosova e ka vendin në BE.

“Vendi im Gjermani ka qenë duke mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, pasi besoj se kjo është rrugë ku Kosova duhet të jetë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë Tomaas Szunyog u shpreh se Raporti i Progresit është rezultat i një vlerësimi të drejtë dhe është i njëjte për të gjitha vendet.

“Raporti ka vlerësuar progresin në disa fusha, nuk ka rrugë të shpejtë drejtë BE-së, duhet reforma në sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar, reformat në administratë. Duhet të flasim për zbatimin e rekomandimeve dhe zgjedhjet parlamentare kanë qenë mirë të administruara dhe transparente, por korniza zgjedhore duhet të adresoj mangësitë në Kosovë”, tha ai.

Sa i përket Vettingut në drejtësi, ai tha se ky proces duhet të konsiderohet si një masë e jashtëzakonshme vetëm kur të shfrytëzohen mekanizmat e tjera.

“Vettingu duhet të konsiderohet si një masë e jashtëzakonshme vetëm kur t’i shfrytëzojmë mekanizmat e tjera. Lufta kundër krimit të organizuar ka pasur progres të limituar, duhet bërë përpjekje për të ardhur deri te konfiskimi i aseteve. Në vitin 2020 kemi pasur një recesion ekonomik, dhe në vitin 2021 është adresuar”

“Lufta kundër krimit të organizuar ka pasur progres të limituar, duhet bërë përpjekje për të ardhur deri te konfiskimi i aseteve. Në vitin 2020 kemi pasur një recesion ekonomik, dhe në vitin 2021 është adresuar. Kosova ka pasur progres edhe me rritjen e energjisë me rrritjen e investimeve në energji të ripërtëritshme. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën kur ka përkushtim për të bërë progres. Qeveria e ka një shumicë në Kuvend dhe një bazë për reforma afatgjate dhe afatmesme”, theksoi ambasadori.

Në anën tjetër deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, që është edhe kryetare e Komisionit për Integrim Evropian tha se Kosova është në stadin e fundit për liberalizimin e vizave.

“Anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i Kosovës, viteve të fundit Kosova ka bërë progres në rrugën integruese. Sa i përket liberalizimit të vizave mendoj që jemi në stadin e fundit për këtë proces”, tha ajo,

“Duke pasur parasysh që procesi i integrimit nuk është proces vetëm i një trupe, prandaj më lejoni të shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces”, theksoi Krasniqi.