Ai tha se mbi 300 kamionë me ndihma kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga dita e diel, por Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë t’i bëjë presion Izraelit që të lejojë më shumë ndihmë humanitare në enklavën palestineze.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi gjashtë muaj më parë pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit. Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu 250 të tjerë. Në fund të vitit të kaluar, përmes një marrëveshjeje u liruan 100 pengje, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael.
Për shkak të ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 33.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL