SHBA, Britania e Madhe e rikonfirmojnë numrin e personave të zhdukur në Izrael

Të paktën nëntë shtetas britanikë janë konfirmuar se kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë të zhdukur pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, ka thënë një zëdhënës i qeverisë britanike.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se 32 amerikanë janë vrarë në Izrael. Njëmbëdhjetë shtetas amerikanë mbetën të pagjetur, ka deklaruar Mattheë Miller, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, në një konferencë për media të enjten. 

Ambasada e Filipineve në Tel Aviv ka konfirmuar vdekjen e një shtetasi tjetër filipinas, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në katër./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala