Shantazhohet përmes rrjeteve sociale, rastin e paraqet në Polici

Gjatë ditës së djeshme, në Drenas, një person është shantazhuar përmes rrjeteve sociale nga një person i panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përmes rrjeteve sociale është shantazhuar nga një person i pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.