Serbi, 31 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

31 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Serbi si pasojë e infektimit me coronavirus.

Po ashtu, 1,167 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njofton faqja e internetit kovid19.rs.

Në 24 orët e fundit janë testuar 11,773 mostra.

Sipas të dhënave të autoriteteve serbe, 12,209 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.