Senati i UP-së nuk e miraton Rregulloren për studimet Bachelor, e shtyn për një ditë tjetër

Senati i UP-së në mënyrë unanime ka shtyrë për një mbledhje tjetër miratimin e Rregullores për studimet bachelor.

Ky vendim erdhi pasi disa dekanë të fakulteteve të ndryshme kërkuan afat shtesë që t’i dërgojnë komentet e tyre për këtë rregullore.

Rektori, Naser Sahiti tha se është i interesuar që të jetë një rregullore gjithëpërfshirëse për të gjitha fakultetet.

Në ndërkohë në këtë mbledhje, Muhamet Vokrri është zgjedhur prodekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Muhamet Vokrri zgjedhet prodekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës