Muhamet Vokrri zgjedhet prodekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mënyrë unanime ka zgjedhur prodekan të Fakultetit Juridik, profesor asistentin Muhamet Vokrri.

Kërkesa për këtë është bërë nga ana e dekanit të këtij Fakulteti, Avni Puka.

Vokrri deri tani ka qenë udhëheqës i Zyrës për Studime Klinike në Fakultetin Juridik si dhe anëtar i Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa të Senatit të UP-së.

Nga pozita e anëtarit të Komisionit për Ankesa ai ka kërkuar që të lirohet nga detyra dhe sot Senati do ta plotësojë këtë pozitë.

Mbledhja e Senatit është duke vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë trajtimin e rregullores për studimet baçelor, miratimet e vendimeve për zgjedhjen e personelit akademik sipas konkursit të 14 majit dhe të tjera.